Komuna e Drenasit nuk devijon asnjë projekt gjatë realizimit në terren

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të sqaroj të gjithë qytetarët se të gjitha projektet që janë të planifikuara do të kryhen ashtu siç janë të miratuara nga ana e Kuvendit dhe të listuara sipas prioriteteve.

Ne i kuptojmë shqetësimet e banorëve të fshatit Gllanasellë rreth implementimit të projektit të trotuarit, por i njoftojmë se Komuna ka planifikuar ndërtimin e këtij trotuari i cili është shumë i rëndësishëm pasi që lidh shumë lagje të fshatit Gllanasellë, lagjen Nika, Topilla dhe Krasniqi.

Komuna ka pranuar kërkesa nga ana e komunitetit të fshatit për rregullimin e trotuarit dhe të njëjtat është duke i implementuar në terren. Ky projekt ka qenë i planifikuar në listimin e projekteve kapitale dhe nuk qëndron ajo që Komuna ka bërë devijimin e projektit dhe ngushtimin e tij. Projekti i cili është në realizim ka të bëjë me rregullimin e trotuarit.

Ka 20 vite që ajo pjesë nuk ka qenë e kalueshme, pasi që ishte mbyllur nga barishta e ferra, Komuna e ka hapur vetëm për ndërtimin e trotuarit dhe sigurimin e fëmijëve shtëpi-shkollë dhe anasjelltas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë