Drejtori i DKA-së Muhamet Gjoka viziton disa shkolla të Drenasit

Më rastin e fillimit të periudhës së dytë të vitit shkollor 2019-2020, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, “Rasim Kiçina” dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe i ka uruar mësimdhënësve dhe nxënësve suksese në procesin mësimor.

Drejtori Gjoka ka uruar gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor, duke thënë se së bashku duhet të punojmë për të pasur këtë periudhë sa më produktive e cilësore. “Të dashur nxënës, shkolla është një vlerë që do ju vlejë për të gjithë jetën, përpiquni të punoni shumë, për arritje të suksesshme. Të nderuar mësues, është detyra jonë, që t’i bëjmë nxënësit të kuptojnë dijen, me qëllim që ta kthejnë atë në aftësi, ta kryejmë këtë detyrë me nderë dhe profesionalizëm, ndërsa ju të dashur prindër, bashkëpunoni ngushtësisht me mësuesit e fëmijët tuaj, për të arritur synimet që ju keni”, ka thënë nder të tjera drejtori Gjoka në urimin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë