Lladrovci takohet me ambasadorin e Kosovës në Katar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me ambasadorin Amir Ahmeti dhe stafin e tij dr. Rexhep Ismajli dhe Esheref Haxhiu në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar, Doha.

Lladrovci në këtë takim ka theksuar rëndësinë dhe nevojën që kanë investimet nga vendet mike në Drenas.

“Drenasi ofron kushte dhe mundësi të mira për investime, andaj mirëpresim çdo interesim për investime që do të ndikonin për krijimin e vendeve të punës në komunën tonë. E përgëzova ambasadorin Ahmeti për mikpritjen, për aktivitetet e tij për promovimin e vendit, vlerave dhe potencialit tonë për investitorët. Faleminderit ambasador, jeni të mirëseardhur në komunën tonë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë