7 persona të lënduar nga një aksident në Skenderaj

Shtatë persona janë lënduar si pasoj e një aksidentit i cili ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin “ Prekaz i epërm” në Skenderaj.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në një rrugë lokale në fshatin “Prekaz i epërm” të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zaiti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë