Kryetari Lladrovci viziton Stacionin Policor, QKMF-në në Drenas e Komoran dhe shërbimin e zjarrfikësve

Më rastin e Vitit të Ri 2020, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar kujdestarinë në Qendrën e Mjekësisë Familjare Dr “Hafir Shala” në Drenas, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, Stacionin e Policisë në Drenas dhe shërbimin e zjarrfikësve, ku edhe u ka uruar festën.

Kryetari Lladrovci gjatë vizitave, ka vlerësuar lartë shërbimet që kryhen në këto qendra, duke shtuar se pikërisht në shërbimet që kryhen në këto vende, atakohen qytetarët për rastet më të nevojshme dhe të vështira dhe gjejnë përkrahjen e shërbimet profesionale që ofrohen nga punonjësit e këtyre institucioneve.

Lladrovci ka përgëzuar punonjësit e këtyre qendrave qe edhe në natën e festave janë të gatshme të kryejnë detyrat e tyre profesionale ndaj qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë