Kryetari Lladrovci falënderon stafin komunal për bashkëpunim gjatë vitit 2019

Më rastin e përfundimit të vitit 2019, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka organizuar një koktej me stafin e komunës, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar gjatë këtij viti.

“Gjatë këtij viti kemi pasur shumë suksese, por edhe sfida të cilat mund t’i marrim si tregues i ndryshimeve për të përmirësuar cilësinë për vitin e ardhshëm. Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e treguar dhe angazhimin që punët të kryhen siç duhet, dhe sipas planifikimit”, ka thënë kryetari Lladrovci dhe i ka uruar gjithë stafit festën e Vitit të Ri 2019.

Gëzuar 2020!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë