Tayna dhe Mozzik shumë shpejtë po e publikojnë duetin

Një super bashkëpunim po vjen në fillim të vitit të ri në muzikën shqiptare.

Tayna dhe Mozzik kanë nxitur spekulimet edhe më shumë për një duet të mundshëm, me komentet që kishin shkëmbyer së fundmi në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në një fotografi të publikuar nga Tayna, reperi i kishte komentuar kështu “Edhe e lanem mos mi qit teshat e spotit nihet bre”.

Artistja i ktheu përgjigje reperit duke i thënë: “Konga spekulushëm”.

Mbetet të shihet nëse në të vërtetë një duet i tillë është finalizuar nga ta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë