Marina i ndryshon pamjen Getoarit, reperi nuk njihet më

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm Getoar Selimi do të jetë i ftuar në 31 dhjetor në finalen e madhe të “Klanifornias”. Në spektaklin e drejtuar nga Marina Vjollca, Geti ka ndryshuar pamjen për t’ju përshtatur një roli e kështu do e shohim për herë të parë si aktor.

Ka qenë Albano Bogdo që ka postuar dy foto me Getoarin të maskuar si Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Reperi thuajse nuk njihet me flokët e mjekrën e thinjur dhe qeleshe në kokë.

Përpos skeçit, Getoari do i përgjigjet edhe pyetjeve pikante nga Marina.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë