Lladrovci uron Kadri Veselin: Besoj në rikthimin e fuqishëm të PDK-së lider në skenën politike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar z. Kadri Veseli me rastin e zgjedhjes së Kryesisë së re të kësaj partie, duke cekur se beson që kjo udhëheqje do të jenë në nivelin e përgjegjësisë, rikthimin e fuqishëm të PDK-së, lider në skenën politike të Kosovës.

Ai ka cekur po ashtu se “kauzat, strukturat dhe identiteti i PDK-së, do të gjejnë përkrahjen e fuqishme te qytetarët me artikulimin e vizionit Tuaj, z. Veseli”, në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Përgëzime Kryetar Veseli për Kryesinë e re!

Besoj fort se kjo Kryesi dhe Këshilli Drejtues, do të jenë në nivelin e përgjegjësisë, rikthimin e fuqishëm të PDK-së, lider në skenën politike të Republikës tonë.

Kauzat, strukturat dhe identiteti i PDK-së, do të gjejnë përkrahjen e fuqishme te qytetarët me artikulimin e vizionit Tuaj, z. Veseli.

Ashtu siç UÇK-ja është ADN e PDK-së, PDK është ADN e Republikës së Kosovës.

Suksese Kryetar, përgëzime për anëtarët e rinj të Kryesisë së PDK-së!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë