Kuvendi Komunal i Drenasit mban mbledhjen e fundit për vitin 2019, miratohet plani shëndetësor, plani për cilësinë e ajrit dhe strategjia e zhvillimit ekonomik

Të premten është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim kanë qenë 9 pika, ndërsa me propozimin e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, Milaim Hajdari janë shtuar edhe dy pika, propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit me numër 12-351-68575 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale të Drenasit për nevojat e komunitetit të fshatit Sankoc dhe propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit nr 12-351-68571 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale të Drenasit për nevojat e komunitetit të fshatit Komoran.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe qytetarë.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar dhe aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e 11 me radhë dhe e fundit për vitin 2019;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës i datës 29.11.2019 është miratuar me ndryshime.

Prezantimi i anëtarëve nga Komisioni i Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore për konkurrentet e përzgjedhur në bazë të konkursit dhe është aprovuar me shumicë votash.

Propozim vendimi i Planit Komunal për Zhvillim Institucional të Kujdesit Parësor Shëndetësor 2020-2024 pas diskutimeve nga ana e anëtarë të Kuvendit, ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendimi i Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2020-2024 pas diskutimeve, ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendimi për ndryshim-plotësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba ka kaluar me disa ndryshime të propozuara nga anëtarët e Kuvendit.

Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pjesëve të ngastrave kadastrale, nëpër të cilat kalon rruga “Adem Jashari” e cila fillon nga Ferronikeli nëpër Poklek, Korroticë e Ulët e deri në Korroticë të Epërme ( të Kroni i Mbretit ) ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendimi i Planit të Punës për vitin 2020 ka kaluar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit.

Propozim vendimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal për periudhën afatmesme 2020-2024 ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit me numër 12-351-68575 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale të Drenasit për nevojat e komunitetit të fshatit Sankoc ka kaluar me shumicë votash.

Dhe propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit nr 12-351-68571 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale të Drenasit për nevojat e komunitetit të fshatit Komoran po ashtu ka kaluar me shumicë votash.

Me gjerësisht mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 27.12.2019 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe në kanalin YouTube; https://www.youtube.com/channel/UC2lxqLTPzkCRWGQWAgNpbUQ

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë