Kryetari Lladrovci raporton para qytetarëve për punën një vjeçare, falënderon për bashkëpunimin e treguar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin e dytë me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij një vjeçare.

Në tubim merrnin pjesë, drejtor të drejtorive komunale, administrator të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve lokale, OSBE-ja dhe qytetarë.

Në tubim me publikun, është diskutuar për aktivitetet e komunës të kryera gjatë vitit fiskal 2019, ku takimin e ka hapur Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra i cili ka treguar rëndësinë e këtij takimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.

Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci i cili ka falënderuar të pranishmit që kanë marr pjesë dhe ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti.

“Falënderoj të gjithë qytetarët të cilët iu përgjigjen ftesës tonë për të identifikuar lëshimet në projektet që realizohen në komunën e Drenasit. Uroj që edhe në vitin 2020, të kontribuoni edhe denonconi çdo lëshim gjatë kryerjes së punëve, duke denoncuar me fakte”, ka thënë kryetari Lladrovci dhe ka shtuar se të gjitha projektet e parapara të kryhen gjatë vitit 2019 edhe shumë projektet të bashkëfinancuara me nivelin qendror, kanë përfunduar sipas planifikimit.

Të pranishmit kanë shtruar pyetjet dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa drejtor të drejtorive u kanë jap përgjigje të gjithë atyre që kanë drejtuar pyetjet për projektet që kanë përfunduar gjatë këtij viti.

Në realizimin e projekteve kapitale, kanë përfunduar kryesisht asfaltim të rrugëve në lagje, rrjet të kanalizimit në shumicën e fshatrave, zgjerimi dhe pastrimi i lumit “Drenica” në gjatësi mbi 40 kilomtra, rregullimi i kolektorëve të ujërave të zeza që do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm, rrjet të ujësjellësit në disa fshatra, mirëmbajtje të varrezave dhe rrethoja e tyre, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekteve tjera të planifikuara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë