Shpërndahen librat e dhuruar nga shkrimtari Bedri Tahiri

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, ka vizituar dhe shpërndarë në disa shkolla të 160 ekzemplarët e dhuruar nga shkrimtari Bedri Tahiri.

Shkollat të cilët përfituan ishin shkolla e Vërbovcit, Gllobarit dhe Komoranit.

Më këtë rast drejtorët e shkollave përkatëse falënderuan Komunën e Drenasit për përzgjedhjen e shkollave të tyre dhe njëkohësisht falënderuan edhe donatorin.

Të gëzuar u shprehën edhe nxënësit pasi që bibliotekat e tyre u pasuruan edhe më shumë.

Ky pasurim i bibliotekave është në vazhdën e realizimit të premtimit të kryetarit Lladrovci për pasurimin e bibliotekave të shkollave të Komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë