Kryetari Lladrovci merr vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2020.

Duke qenë në prag të festave të fundvitit dhe mjetet piroteknike/fishekzjarrët po shitën në treg, Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient.

Po ashtu, Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga Drejtorët e shkollave në Drenas që mësimdhënësit që minutat e parë të orës mësimore t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën prej 100 euro.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë