Morena “hallakatet” me këngën e re të Butrintit

Morena Taraku është incizuar në një video duke vallëzuar dhe “hallakatur” pak me këngën e re të Butrint Imerit

Këngëtari lansoi këngën e tij të re “M’ke rrejt”  të shtunën dhe deri tani ka më shumë se 1.8 milionë klikime në youtube.

E Morena në një video që e ka siguruar Express duket se është e çmendur pas kësaj kënge.

Ajo ndalet në një moment dhe fillon të këndojë dhe vallëzojë në refrenin e këngës.

Ndryshe, Morena Taraku vazhdon që të jetojë në Stamboll edhe këtë vit. Ajo shpesh është aktive në muzikë.

Ndërkaq, Butrinti është njëri prej këngëtarëve më aktivë në Prishtinë dhe deri tani ka në supe krijimin e disa hiteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë