Komuna e Drenasit me kontroll të veçantë për artikujt që gjendën në dhuratat e fëmijëve

Komuna e Drenasit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që inspektorati i kësaj komune është duke bërë kontroll të veçantë për artikujt që gjendën në dhuratat që po iu dhurohen fëmijëve në këto festa fundvit.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët që nëse hasin në produkte me afte të skaduara të njoftojnë inspektoratin.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion, konform Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit në Drenas, që nga fillimi i këtij viti ka realizuar disa aksione në kontrollë të produkteve ushqimore, kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të tyre.

Ndërsa, gjatë këtyre ditëve, është duke bërë kontrollë të veçantë të artikujve ushqimor dhe dhuratat e fëmijëve të përdorshëm për festat e fundvitit.

Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në përkujdesen për kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të artikujve ushqimor janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22 .

Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast që hasin në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.

Numrat kontaktues të Drejtorisë: Tel.03820040806, 03820040901

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë