Kryetari Lladrovci bënë homazhe dhe vendose lule pranë varrezave të dëshmorëve në Marinë

Kryetari i Komunes së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, stafin komunal, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varrezave të heronjve, me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve.

“Rënia heroike e Mujë Krasniqit, komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës dhe bashkëluftëtarëve të tij, është dëshmi e vendosmërisë së luftës tonë çlirimtare se fitorja e popullit tonë ishte e pashmangshme”, ka thënë Kryetari Ramiz Lladrovci.

Homazhet janë bërë në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë