Autori Bedri Tahiri dhuron 160 ekzemplarë librash për bibliotekat e shkollave të Komunës së Drenasit

Autori dhe veprimtari, Bedri Tahiri sot ka dhuruar 160 ekzemplarë të librave për nevojat e bibliotekave të shkollave të Komunës së Drenasit.

Dorëzimi i ekzemplarëve është bërë në objektin e Komunës së Drenasit, ku autori Tahiri është pritur nga Nënkryetari Nazmi Hasi dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, me ç’rast e falënderuan për donacionin me libra, që është shumë i mirëseardhur për shkollat dhe nxënësit. Ndërsa, autori Bedri Tahiri tha se ky donacion dhurohet me arsyen që të rinjtë të kenë tituj të rinj të librave për të pasuruar dijen gjatë mësimnxenies.

Ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me tutje, në mënyrë që bibliotekat e Drenasit të pasurohen me tituj të ndryshëm që kanë të bëjë me lektyrën shkollore e cila është obligative për nxënësit.

Kjo nuk është hera e parë që autori Bedri Tahiri dhuron libra, pasi edhe me parë, ai ka dhuruar libra të zhanreve të ndryshme për nevojat e bibliotekave të shkollave në Drenas.

Dhurimi i këtij donacioni është në vazhdën e përmbushjes së premtimit të Kryetari Ramiz Lladrovci për pasurimin permanent të bibliotekave me libra për nxënësit e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë