Mbahet debati publik për Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2020-2024

Në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur debati publik me qytetarë për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2020-2024, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Në këtë debat kanë marrë pjesë, Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, Grupi Punues i Hartimit të PLVCA-së, organizatat jo-qeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë.

Drejtoresha Flutura Avdiu, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe grupin punues që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani, dhe ka vlerësuar se me hartimin dhe miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, do të definohen veprimet për menaxhimin e cilësisë së ajrit në nivel lokal.

Të pranishmit kanë dhënë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, i cili është dokument planifikues-strategjik, për të adresuar zgjedhjen e problemeve të cilësisë së ajrit në nivel lokal për periudhën pesë vjeçare, 2020-2024.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë