Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin tek ‘Kroi i Mbretit’

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

” Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Komoran. Nga ky aksident një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura”, tha Hoxha.

Tutje Policia e Kosovës për shkak të numrit të madh të aksidenteve ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë