Lladrovci i nënshtrohet operacionit, falënderon mjekun dhe stafin e spitalit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dje i është nënshtruar një operacioni. Mjeket i larguan atij gurët nga tëmthi. Lladrovci sot ka falënderuar gjithë stafin për punën që bënë:

Falënderim

Falënderoj dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri, anesteziologun dhe infermieret, të cilët me sukses të plotë, dje, kryen operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi.

Falënderoj po ashtu stafin drejtues të spitalit, motrat dhe stafin tjetër të spitalit, për përkujdesjen në mënyrë shembullore dhe rregullin e shkëlqyer në spital.

Ju faleminderit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë