Thaçi mesazh Evropës: Kosova e vendosur të ecë përpara por duhet realizuar premtimi për viza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter i ka dërguar mesazh Evropës para takimit të nesërm në Bruksel.

Ai ka thënë se Kosova është e vendosur të ecë përpara por premtimet si liberalizimi i vizave duhet të realizohet, transmeton Indeksonline.

“Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirur të ecë përpara por duhet të shohim premtimet si liberalizimi i vizave të realizuar.”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë