LDK ia lë VV-së të flasë për marrëveshjen e koalicionit

E hëna u përmend si ditë e finalizimit të marrëveshjes mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ani pse Isa Mustafa e Albin Kurti, nuk e thanë as edhe një fjalë, nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate të lëshuar, pas takimit të së shtunës, e shprehën si çështje të mbyllur.

Në komunikatë thuhej se, ishte përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës.

Derisa shkruante se janë pajtuar, për të gjitha cështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”

Nga Lëvizja Vetëvendosje, të dielën kanë thënë për T7 se në takimin e fundit janë marrë vesh për principin e ndarjes së përgjegjësive.

Derisa nesër mbi këtë parim, do t’i ndajnë konkretisht ministritë.

“Në takimin e fundit janë marrë vesh për principin e ndarjes së përgjegjësive, ndërsa nesër mbi këtë parim do të ndahen konkretisht ministritë”

E derisa nga Lëvizja Vetëvendosje e shohin si punë të kryer, njëjtë nuk po ndodhë me LDK’në.

Agim Veliu i cili ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha takimeve mes dy partive, i pyetur nga Televizioni 7 për gjasat e një marrëveshje mes dy partive gjatë ditës së nesërme, dha një përgjigje jo shumë të pritur.

 ‘Kush ka thanë, pyeti ata që të kanë thanë’’, ka thënë Agim Veliu.

Ndërkohë, përveç takimeve mes krerëve, këto dy parti kishin pasur takime edhe të grupeve të krijuara punese.

Ndryshe, ish-deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, e cila do të jetë sërish deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, i ka premtuar kreut të VV-së, Albin Kurtit, se do ta votojë për kryeministër.

Këtë e bëri të ditur, vetë kreu i VV’së, përmes një postimi në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë