Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Drenas ndihmon familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Këtë vit, ndryshe është nisur festa e 28 Nëntorit. Kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas, Donika Zogu së bashku me anëtarët e kësaj trupe rinore, ku i janë bashkangjitur edhe Komuna e Drenasit, kanë grumbulluar veshmbathje, gjëra ushqimore, barna dhe gjëra të tjera të nevojshme për t’i dërguar në Shqipëri tek familjet që janë prekur nga tërmeti.

Nga dita e martë, kur edhe kishte ndodhur tërmeti, ka filluar ky aksion dhe janë dërguar me furgon për në Durrës shumë ndihma të grumbulluara nga qytetarët e Komunës së Drenasit, ndërsa ndihmat të tjera janë dërguar në pikën e grumbullimit në Gjakovë.

Kryetarja e KVRL-së, Donika Zogu ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit për zemërgjerësinë e treguar që të ju dalin në ndihmë familjeve shqiptare në Durrës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë