KEK-u, 100 mijë euro ndihmë Shqipërisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi të martën si pasojë e tërmeteve.

Me kërkesë të drejtorit menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçi dhe me miratimin të Bordit të drejtorëve, kjo shumë është dedikuar për Qeverin e Republikës së Shqipërisë për të ndihmuar familjet që pësuan nga kjo tragjedi.

Korporata Energjetikë e Kosovë të martën, gjithashtu ka dërguar edhe ekipin e specializuar për intervenime emergjente (kërkim-shpëtim) të cilët po u dalin në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas termetit.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë së kjo është me e pakta që mund të bëjmë si korporatë për t’u solidarizuar dhe për të ofruar përkrahjen për qytetarët që pësuan nga kjo tragjedi.

“Nga mëngjesi i së martës jemi duke i përcjell me shqetësime ngjarjet në Shqipëri. Ndiejmë keqardhje dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për viktimat”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur së vendimi për t’i dhënë 100 mijë euro është marrë më përkrahjën e gjithë menaxhmentit dhe të Bordit të drejtorëve të KEK-ut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë