Ushtria e Kosovës niset drejt Shqipërisë

Ushtria e Kosovës sapo është niset në drejtim të Shqipërisë, pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën sot Shqipërinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit që la viktima.

“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.

Në orën 03:55 të mëngjesit të sotëm Shqipërin e ka goditur një tërmet me 6.3 shkallë ku epiqendra kishte qenë Durrësi derisa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë