Lladrovci e Jashari ngushëllojnë për jetët e humbura nga tërmeti

Kryetarët e komunave të Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë ngushëlluar familjet e atyre që humbën jetën në fatkeqësinë e mëngjesit të sotëm.

Në një komunikatë të përbashkët thonë se dhimbja juaj është edhe jona dhe shprehim solidaritet të plotë me situatën e krijuar në zonat e goditura nga tërmeti.

“Në emrin tonë dhe qytetarëve të Skenderajt dhe Drenasit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës. Njëherësh i shprehim ngushëllime institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe udhëheqësve lokalë të prekur nga tërmeti. Të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejt. Dhimbja Juaj është edhe jona dhe shprehim solidaritet të plotë me situatën e krijuar në zonat e goditura nga tërmeti”, përfundon deklarata e përbashkët e Jasharit dhe Lladrovcit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë