Jam gjallë, më nxirrni prej këtu!!! Një njeri, nën rrënoja komunikon me ekipet e shpëtimit:

Pëllumb Greku është personi që po komunikon me ekipet e shpëtimit në një nga pallatet e shembura në zonën e Thumanës. Eshtë ora 08.30 minuta kur ekipet e kerkim shpëtimit dëgjuan zëra nga nënrrënojat.

“Jam gjallë, më nxirrni që këtu” ishte komunikimi i personit që komunikonte ndërkohë që nga banorët aty u identifikua si Pëllumb Greku.

Operacioni vijon prej 20 minutash, ndërkohë që janë shtuar forcat për të hequr inertet.

Pëllumb Greku dhe familja e tij u bë i njohur pak orë më parë kur e motra e tij live, bëri thirrje për shpëtimin e vëllait të vet që ishte në shtëpi me familjarët. Kuja e motrës “live” për të parë edhe njëherë të vëllanë Pëllumbin, preku zemrat e të gjithëve.

E sikurse po ndodh, Pëllumbi është gjallë.

Sic raportohet, është edhe një person tjetër i gjallë i quajtur Çimi. Por akoma nuk janë nxjerrë nga rrënojat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë