Debat Publik për Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2020-2024

Komuna e Drenasit, respektivisht, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, fton të interesuarit që me datë 6 dhjetor (e premte), duke filluar nga ora 14:30, të marrin pjesë në debatin publik që do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal.

Në këtë debat publik do të prezantohet Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit (PLVCA) i cili është dokument planifikues-strategjik, për të adresuar zgjidhjen e problemeve të cilësisë së ajrit në nivel lokal.

Qëllimi i Planit Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit është të definojë veprimet për menaxhimin e cilësisë së ajrit përbrenda territorit të komunës së Gllogocit për periudhën pesë vjeçare.

Prandaj, duke pasur parasysh ndikimin e rëndësishëm që mund të ketë PLVCA-ja, inkurajohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë shoqërinë civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante të marrin pjesë në debat publik, dhe të kontribuojnë në dhënien e vërejtjeve, sugjerimeve eventuale që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të cilësisë së ajrit në nivel lokal.

Ndryshe, Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit (PLVCA) 2020-2024, mund ta gjeni dhe shkarkoni nga ueb faqja e Komunës së Drenasit (https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/sherbimet-al/ ), ndërsa komentet e juaja mund t’i dërgoni në email adresat shaban.dobra@rks-gov.net dhe besart.m.bajrami@rks-gov.net .

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë