5 viktima, disa nën rrënoja dhe mbi 320 të lënduar: Bilanc tragjik nga tërmeti

Deri më tani janë shënuar pesë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak para orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

4 prej viktimave janë gra dhe janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës, ndërsa një viktimë është burrë, i cili sipas Abc News ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet për më shumë se 322 të lënduar nga tërmeti, ndërsa ekziston frika për një numër personash nën rrënoja për nxjerrjen e të cilëve po punohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë