Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë: 29/11/2019 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të datës 30.10.2019.
2. Propozim Vendim për ndryshimin e periudhës së zbatimit të PLVM-së për vitet 2020-2024.
3. Propozim Vendim për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2020-2024
4. Propozim Vendim lejohet vazhdimi i kontratave me qira joprofitabile mbi dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të banesave sociale në Bllokun e banimit I dhe II-të në Drenasin III.
5. Propozim Vendim për lëshimin në shfrytëzim afatgjatë të parcelës në ngastrën kadastrale në Komoran për ndërtimin e një objekti në shfrytëzim nga ana e Komunitetit.
6. Propozim Vendim për lëshimin në shfrytëzim afatgjatë të parcelës në ngastrën kadastrale në Sankoc për ndërtimin e një objekti në shfrytëzim nga ana e Komunitetit.
7. Propozim Vendim për harmonizimin dhe transferin e mjeteve për paga.
8. Propozim Rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2020.
9. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë