Për 3 vjet në Kosovë u sulmuan 600 zyrtarë, 100 prej tyre sivjet

Rastet e sulmeve ndaj personave zyrtarë janë shpeshtuar viteve të fundit. Mjekë, policë e zyrtarë të institucioneve shtetërorë po janë shpesh herë cak i këtyre sulmeve. Vetëm gjatë këtij viti, janë raportuar mbi 100 raste të tilla.

Vetëm në tri vitet e fundit, rreth 600 zyrtarë janë sulmuar. Disa gjatë kryerjes së detyrës, e të tjerë pas përfundimit të orarit të punës.

Më së shumti raste të tilla po del të ketë pasur gjatë vitit të kaluar.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 100 raste të tilla.

Sulmet më të shpeshta janë ndaj mjekëve e policëve, derisa nuk mungojnë as ato ndaj zyrtarëve shtetëror. Rasti i fundit është në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndryshe, sulmi ndaj personave zyrtarë dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të Nenit 410, kushdo që sulmon personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare mund të dënohet deri më 10 vjet burgim. /GazetaExpress.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë