Kush është Fitim Lladrovci nga Drenasi, kosovari i parë i dënuar për terrorizëm ndaj të cilit sërish është ngritur aktakuzë

I dënuari me 5 vjet burgim për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, Fitim Lladrovci nga sot përballet edhe me një aktakuzë të re. Prokuroria Speciale, e ngarkon atë me veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, pasi që ai në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet terroriste në xhami e hotele në Sri Lankë ku vdiqën 359 persona.

Fitim Ladrovci, nga Drenasi është njeriu i parë i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për pjesëmarrje në grupe terroriste në luftën në Siri. I njëjti kishte sjellë në Kosovë djalin, 8 vjeç të cilin babai i tij e kishte marrë nga nëna duke e dërguar në Siri.

Loading...
Loading...

Ai kishte besuar se duke e sjellë këtë fëmijë në Kosovë, shteti do ta falte atë, përkundër që me ligj çdo person që merr pjesë në luftërat e huaja ndiqet penalisht. Ishte gabuar, Prokuroria pati ngritur ndaj tij aktakuzë.

Me 23 janar të vitit 2015, ai është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, shkruan Insajderi.

Lladrovci përkundër dënimit nuk ishte ndaluar, asnjëherë së përkrahuri grupin terrorist të ISIS-it.

Gjatë kohës kur ishte në burg, Lladrovci ka thënë se e kanë vizituar shumë zyrtarë të shtetit për të marrë informata nga ai.

Ai në intervistë për mediet kishte thënë se në Siri kishte shkuar për t’iu bashkuar ISIS-it, duke deklaruar se:’Anija e myslimanëve lundron në gjak sepse vetëm kështu mund të realizohet shteti islam në të cilin jetohet sipas Sheriatit”.

Sa i përket ISIS-it, ai kishte deklaron se ata janë një grup të cilët vetëm dëshirojnë që jeta të bëhet sipas Sheriatit, ashtu siç ka udhëzuar sipas tij, profeti Muhamed.

Kosovari Fitim Lladrovci u bë i njohur edhe për mediat ndërkombëtare, ai në një intervistë dhënë medies britanike “The Economist”, kishte rrëfyer rreth rrugëtimit te tij drejt Sirisë, duke thënë se po të mundte do të shkonte nesër sërish për të luftuar atje.

Rrugëtimi që e shtyu Fitim Lladrovcin të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013-ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, dhe la Obiliqin.

Për në Siri ai ishte nisur nga Prishtinë drejt Stambollit dhe nga aty për në një tjetër fluturim, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë.

Lladrovci kishte thënë se roli i tij në Siri ishte sikur i amerikanëve në Kosovë: të ndihmohen njerëzit e shtypur. Kurse, ai iu bashkua organizatës “Al-Nusra”, që ishte segment i “Al-Qaedas”, e krijuar në vitin 2012.

Fitimi Lladrovci kishte deklaruar se nuk është i penduar për rrugën që ka ndërmarrë dhe se ndihet mirë që atje ka takuar edhe shqiptarët më të njohur në botën e terrorist si Lavdërim Muhaxherin e Ridvan Haqifin.

Lladrovci kishte deklaruar në atë kohë se do të ishte shumë i lumtur sikurse të vritej atje si Shehid.

Por njëkohësisht ai ka shprehur zhgënjimin e tij se përse nuk po shkojnë më shumë shqiptarë për të luftuar në Siri përkrah ISIS-it.

I njohur me nofkën “Fita”, Lladrovci, para disa muajve përmes një postimit në Facebook, ishte shpreh i gëzuar me sulmin terroriste në kishat e Sri Lankës. Në këtë sulm kishin mbetur të vdekur të paktën 359 njerëz, mes të cilëve 45 fëmijë.

Për këtë përkrahje ndaj sulmit në Sri Lankë, Lladrovci u arrestuar në prill të vitit 2019.

Sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër Fitim Lladrovcit për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

Sipas Prokurorisë Speciale, Lladrovci ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste, në atë mënyrë që prej vitit 2018 e deri më 24 prill 2019, përmes rrjetit social Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë.

Ai kishte komentuar “Me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington dhe Neë York. Andaj, pritni se me të vërtetë edhe ne presim nga ju dhe Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo mysliman është projekt për xhihadin në të ardhmen. Allahu ka premtuar se Xhihadi do të qëndroj deri në orën e fundit (kjametit) dhe besojmë në Allahun”, ka postuar video incizime, fotografi dhe komente në formë të shkruar duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj Organizatës terroriste – Shteti Islamik- “ISIS”.

Sipas Prokurorisë Lladrovci përmes këtyre postime shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve të tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që nga fotografitë e publikuara që paraqesin “Xhihadistë” dhe “Sulmues vetëvrasës”, ku edhe i ka komentuar me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik serioz që vepra të tilla edhe të kryhen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë