Bërnicë apo Korreticë, ministri i PDK’së do të dalë me komunikatë për media rreth stadiumit

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit pas pak minutash do të dalin me një komunikatë për media lidhur me diskutimet që po bëhen rreth lokacionit ku planifikohet të ndërtohet stadiumi i ri kombëtar i Kosovës.

Gazeta Express sot ka kontaktuar ministrin në detyrë të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashin, për të marrë një qëndrim lidhur me këtë çështje, megjithatë ai ka thënë se brenda 30 minutave do të dalin me një komunikatë për shtyp.

Debati rreth lokacionit të ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar është rindezur përsëri pasi që dy partitë që pritet të udhëheqin me qeverinë, LDK dhe VV, dëshirojnë që stadiumi të ndërtohet në Bernicë të Prishtinës dhe jo në Korreticë të Drenasit.

Në vitin 2014, Hashim Thaçi, atë botë kryeministër, kishte marrë vendim që stadiumi i ri kombëtar të ndërtohej në Bernicë të Prishtinës.

Megjithatë një vendim i tillë u ndryshua nga kreu i koalicionit PAN, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashin, të cilët e zhvendosen lokacionin nga Bernica në Korreticë të Drenasit.

Pritet të shihet se çfarë epilogu do të marrë e gjithë kjo çështje, duke qenë se tashmë pritet të krijohet qeveria e re, e cila edhe do t’i merr vendimet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë