28 Nëntori – ditë pushimi në Kosovë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori të shpallet ditë pushimi në Kosovë.

Haradinaj ka thënë në një postim në Facebook se Dita e Flamurit shpallet ditë pushimi në Kosovë, “për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare”.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, ka shkruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë