Drenasi organizon Akademi Solemne për nder të 111-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në Sallën e Kulturës në Drenas, do të organizohet Akademi Solemne.

Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të këtij aktiviteti, përveç kumtesës historike e fjalimeve të personalitetëve të ndryshme, kësaj radhe do të këtë edhe program artistik, që do të përfshijë poezi, këngë e valle, kushtuar përvjetorit të kësaj ngjarje historike.

Akademia Solemne do të mbahet të premten, më 22 Nëntor 2019, në Sallën e Kulturës në Drenas, duke filluar nga ora 12:00.

Me këtë rast, DKRS, fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në Akademi Solemne.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë