Të rinjtë e Drenasit mund të jenë ndërmarrës të rinj në vetë-punësim

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, AZHR Qendër së bashku me Oden Amerikane, kanë planifikuar të organizojnë një diskutim të hapur me temën “Të bëhesh ndërmarrës: Perspektivat e vetë-punësimit” me nxënës si dhe studentë të Komunës së Drenasit dhe këshillin profesional nga ndërmarrës të suksesshëm të Kosovës.

Komuna e Drenasit së bashku me AZHR-në dhe Odën Amerikane, për datën 21.11.2019 (e enjte) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit, organizojnë diskutim për ndërmarrësi, perspektivat e vetë-punësimit dhe ftojnë të gjithë të rinjtë e interesuar të marrin pjesë në këtë diskutim i cili është me rëndësi për hapat e një ndërmarrës i ri dhe vetë-punësim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë