Eskalon situata: NISMA e akuzon VV-në për orgji në parti

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat nga Serbia, ka pasur disa përplasje në mes të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale.

“Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.

Në anën tjetër, anëtari i VV-së, Alban Krasniqi i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës, duke thënë se kjo parti ka sjellur llumin e saj në QNR dhe po i ngacmojnë seksualisht vëzhgueset.

Krasniqi përmes Facebook-ut ka thënë se KQZ duhet të reagojë pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nuk është Han i Fatmir Limajt.

“Kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Nisma ka akuzuar anëtarët e VV-së në KQZ-, Adnan Rrustemi dhe Nazile Balaj për presion e kërcënime që po i bëjnë punëtorëve të QNR-së në procesin e rinumërimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë