Arrestohet në vendkalim këmbësorësh, s’u bindet urdhrave policore

Policia shumë shpesh del në vendkalimin e rregulluar për këmbësorë (zebra) në vende të ndryshe për të rregulluar qarkullimin e komunikacionit në pjesë të ndryshme të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

E ata shihen shumë shpesh në lagjen “Lakrishtë”.

Me qëllim të moskrijimit të ngarkesës së madhe në trafik, policia të mërkurën po kryente kontrollet e përditshme aty, të cilët po jepnin urdhra për ndalimin dhe qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Por një person kishte vendosur të mos u bindej urdhërave të zyrtarëve policorë, shkruan Indeksonline.

Në i ri është arrestuar sot nga policia pasi që nuk iu bind urdhrave të tyre, që të ndalej para vendkalimit të këmbësorëve derisa të lëviznin automjetet.

Në një video që ka siguruar Indeksonline shihet se si e shtrijnë këtë person në rrugë pasi vepron “krye në vete”, shkruan Indeksonline.

Rasti ka ndodhur rreth orës 8:20.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë