Rezultatet përfundimtare, 5 ankesa i drejtohen Supremes

Pesë ankesa i janë drejtuar Gjykatës Supreme rreth rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit nga ana e KQZ-së.

Pas interesimit të KosovaPressit, Gjykata Supreme tha se që të gjitha ankesat janë individuale të deputetëve.

Nga këto ankesa, një është nga kandidati për deputet i LDK-së, një nga kandidati për deputet i Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), një nga kandidati për deputet i Partisë Liberale të Ashkalinjve dhe dy nga kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit ligjor prej 72- orësh nga koha e deponimit të tyre

Ndërsa, pak më parë, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se në Gjykatën Supreme kanë deponuar ankesë tre kandidatët të cilët ishin shpallur fitues nga KQZ-ja dhe kishin fituar vende, mirëpo në përgjigjen e Gjykatës Supreme thuhet se nga VV-ja kanë mbërritur dy ankesa.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë