Mbi 9000 persona janë arrestuar në nëntëmujorin e parë të këtij viti

43 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale nga Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

17 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, derisa 4 nga ta në vuajtje të dënimit.

Zyra për Informim në Policinë e Kosovës për Indeksonline ka dhënë statistikat se sa është numri i personave që janë arrestuar për nëntë muajt e parë të këtij viti, e që janë mbi 9000.

“Numri i personave të arrestuar dhe ndaluar në nëntëmujorin e parë të këtij viti është: 9236 persona të arrestuar, kurse në mbajtje janë dërguar 3105 persona (ky është numri i përgjithshëm pa marrë parasysh se çfarë nënshtetësi kanë)”.

Kujtojmë, që personi i fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës që është arrestuar, është ai N.B nga Ferizaj. I njëjti është arrestuar për veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.

“Tek i dyshuari janë konfiskuar para të gatshme në vlerë prej 5000 eurosh dhe katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë