Sindikalistët e “Ferronikelit” të vendosur, greva të martën

Këshilli Grevist në një përgjigje menaxhmentit të “Ferronikelit” ka vlerësuar se menaxhmenti e ka interpretuar në mënyrë jokorrekte Nenin 7 të Ligjit për Greva, sipas të cilit shkak për grevë mund të jenë interesat sociale të punëtorëve.

Fehmi Nika, i SP-së së Punëtorëve të “Ferronikelit”: Kemi bërë dialog me menaxhmentin, por ata nuk janë pajtuar me kërkesën tonë. BSPK-ja përkrah të gjitha kërkesat e Këshillit Grevist.

Drenas, Greva e paralajmëruar e punëtorëve të “Ferronikelit” do të mbahet të martën në platenë para punëtorisë kryesore, ndonëse menaxhmenti i “Ferronikelit” ka tërhequr vërejtjen për pasojat që punëtorët mund t’i kenë, pasi, sipas menaxhmentit, greva është e paligjshme. /DrenicaOnline.

Vendi i mbajtjës së Grevës: Platoja para Punëtorisë Qendrore, duke filluar nga ora 11:15 deri në ora 12:15.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë