Drenasi së shpejti më Strategji të re të Zhvillimit Ekonomik Lokal

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik është në procesin e hartimit të dokumentit strategjik të zhvillimit ekonomik lokal për periudhën afatmesme 2020-2024.

Fillimisht është kontraktuar kompania profesionale për hartimin e këtij dokumenti, ndërsa me vendim të kryetarit është formuar edhe ekipi komunal për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal për periudhën afatmesme 2020-2024.

Për të pasur një dokument gjithëpërfshirës dhe sa më të përshtatshëm, Komuna e Drenasit fton të gjithë të interesuarit, bizneset, profesionistët, investuesit potencial dhe qytetarët të kontribuojnë në hartimin e kësaj strategjie.

Draft-Strategjia do të jetë për diskutim për palët e interesuara nga data 11.11.2019 deri më 11.12.2019 dhe mund të japin sugjerimet, këshillat dhe propozimet në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht te personat kontaktues; Egzona Jetullahi, drejtor i Drejtorisë në numrin e telefonit 049 616 868 ose në e-mail adresën egzona.jetullahu@rks-gov.net dhe Sherhije Mustafa, udhëheqëse e sektorit për ekonomi në numrin e telefonit 049 978 781 ose e-mail adresën shehrije.mustafa@rks-gov.net

Komuna e Drenasit gjatë muajit dhjetor do të mbaj edhe një debat me qytetarë për të diskutuar draftin e parë të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024 e cila do të mbahet më datën 09.12.2019 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Qëllimi i këtij dokumenti strategjik është qe të përgatitet në vazhdimësi të planeve paraprake duke synuar rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik të Komunës së Drenasit në lëmit përkatëse, përmirësimin e mjedisit afarist për bizneset ekzistuese dhe investitorëve potencial që gjenerojnë vende të reja të punës, duke zvogëluar shkallën në papunësisë, për një mirëqenie më të lartë të të gjithë qytetarëve tanë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë