Deputetët ‘baksuzë’ që do të mbesin jashtë pasi Nisma të bëhet pjesë e Kuvendit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotshme mori vendim që votat e ardhura me postë nga Serbia të anulohen.

Nga ky vendim përfitoj koalicioni Nisma-AKR-PD që me anulimin e votave nga Serbia, do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim, Nisma do t’i ketë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi dhe Albulena Balaj Halimaj.

Por, nga hyrja në parlament e këtij koalicioni do të ‘dëmtohen’ partitë tjera.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i hiqen tri mandate, LDK-së një mandat dhe koalicionit AAK-PSD një mandat.

Alban Hyseni, Enver, Haliti dhe Arta Bajralija nga LVV janë kandidatët që do ta pësojnë nga hyrja e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Tek LDK, Valentina Bunjaku-Rexhepi mbetet jashtë, tek PDK, Valdete Idrizi dhe tek koalicioni AAK-PSD, Natyra Kuçi.

Vlen ta përmendim se PSD do të mbetet pa asnjë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës momenti që vërtetohet se Nisma-AKR-PD do të jenë pjesë e legjislaturës së re, shkruan Indeksonline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë