Nisma insiston se ka kaluar pragun, lëshon këtë deklaratë

Nisma Socialdemokrate, pas numërimit të votave të fundit të ardhura nga diaspora, ka deklaruar se e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Nisma thotë se “edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore”, ka theksuar kjo parti.

Kujtojmë se në rezultatet e Exit Poll deri tani Nisma rezulton se nuk ka kaluar pragun, por i mbetet KQZ që ta thotë fjalën përfundimtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë