Kryetari Lladrovci pret në takim kryetarin e Suharekës, Bali Muharemaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim homologun e tij, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën dhe ka shtuar se bashkëpunimi ndëkomunal është i nevojshëm për shkëmbimin e përvojave të mira të qeverisjes lokale.
Kurse, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen, duke shtuar se shkëmbimi i përvojave të mira është në interes të përgjithshëm të qytetarëve dhe mbetet prioritet i të dy qeverisjeve komunale.