Skenderaj: Përfshihet nga zjarri një stallë e shtazëve

Një stallë e shtazëve është përfshirë dje nga zjarri në Skenderaj në rrethana të panjohura.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë te madhe nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Po ashtu, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.