Nisma, rreth e qark pragut zgjedhor

Pragu zgjedhor prej 5% po del të jetë i pakalueshëm për Nismën, AKR-në e PD-në, ani pse ky koalicion ende ka shpresa se fitoren do ta gjejë në votat e diasporës. Sipas njohësve të çështjeve politike, votat e diasporës do të shkojnë në favor të partive të mëdha, duke e rritur pragun zgjedhor dhe duke e bërë atë të pakapërcyeshëm për Nismën.

Koalicioni Nisma – AKR – PD është afër pragut zgjedhor, por jo mbi të. Kështu së paku thonë tabelat e deritanishme të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Mirëpo me një fakt të tillë nuk po pajtohen zyrtarët e këtyre partive, të cilët me këmbëngulje po deklarojnë se Nisma e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5%.

Pas aktvendimit të Gjykatës Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i numërojë edhe 4639 votat e diasporës të ardhura me vonesë në Kosovë, të cilat mund të bëjnë ndryshime në rezultate, por jo edhe përmbysje, shkruan tutje “Zëri”.

Për Nismën këto vota nuk mund të shpijnë në një rezultat negativ, ata theksojnë se numërimi i tyre vetëm sa do ta thellojë rezultatin e fitores.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë