Arrestohet 18 vjeçari në Drenas për dy vjedhje të rënda

Një 18 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme nga njësitet e stacionit të Drenasit, i dyshuar për dy vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit të Policisë, këto raste të vjedhjeve raportohet se kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, saktësisht në Fabrikën e Feronikelit, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, L.M., 18 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë