Filmi ‘Mala’ shfaqet nesër premierë në Drenas

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ne bashkëpunim me producentin Shkelzen Sylejmani organizojnë shfaqjen e filmit “Mala” i cili do të shfaqet në Sallën e Kulturës në Drenas më datën 31.10.2019 në dy termine. Termini i parë do të jetë në ora 12:00 dhe i dyti në ora 16:00.

Ndaj ftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të shohin filmin e metrazhit të gjatë i cili trajton temën e luftës së fundit në Kosovë, bazuar në ngjarje të vërtet të ndodhur në Drenicë, të marrin pjesë në terminët e lartpërmendura.

Për shkak të sekuencave të ndjeshme që përmban filmi, rekomandohet të shikohet nga personat mbi 15 vjeç.

Trajlerin e këtij filmi e gjeni në linkun e më poshtëm:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë