Shijojeni diellin vetëm edhe nesër, nga e mërkura bien temperaturat

Ditën e martë mbi vendin tonë mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa nga veriu i kontinentit një sistem frontal gradualisht do të shtrihet mbi rajonin tonë. Ditën e mërkurë dhe të enjte, ky front do të kaloj edhe mbi vendin tonë që pritet të sjellë vransira, e ditën e enjte priten edhe reshje të dobëta shiu. Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon do të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare.

Ditën e nesërme kualiteti i ajrit mbetet përreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me kalimin e frontit mbi vend dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror, nga dita e mërkurë do të zbresin përreth vlerave të mira dhe mesatare.

29.10.2019 – Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Në mëngjes ftohtë. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s. Indeksi UV: 3.

30.10.2019 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë